Rrëzohet muri mbajtës i objektit të kultit, dëmtohen afresket

Lezha ka humbur një monument të kulturës. Nga kisha shekullore e Shën Nikollës në fshatin Zejmen tashmë ka vetëm rrënoja. Një pjesë e murit që e mbante u shemb. Bashkë me të, u dëmtuan edhe afresket e objektit.

Gjithë historia e këktij objekti fshihet te afresket e ndryshme  që tregojnë se ne si popull kemi qenë europianë asokohe. Gjithë ajo pasuri e madhe kulturore ka qenë e fshehur në këtë mur, që mjerisht tani nuk është”, u shpreh studiuesi Dom Mik Ukgjini.

Megjithatë autoritetet në Lezhë thonë se do të përpiqen që të kthejnë formën e objektit rreth 700-vjeçar.

“Tani mbase është rrënuar, nuk e prisnin që do të ndodhte. Do të mobilizohemi më tepër që ti ngremë këto mure. Së paku, të jenë në mënyrë simbolike, të kuptohet çfarë objekti ka qenë këtu para shembjes”.

Si kjo kishë, edhe ndërtesa kulti të tjera në Lezhë rrezikojnë të kenë të njëjtin fat ndaj kërkohet ndërhyrja e autoriteteve.

Klan News