Qendra e shëndetit të gruas pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” do t’u ofrojë grave të komunitetit rom dhe egjiptian të gjitha analizat, vizita dhe ekzaminimet gjinekologjike falas çdo ditë. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa vizitoi këtë qendër, bëri me dije se për këtë kategori do të ketë orar të dedikuar.

Nisma e re u përshëndet nga drejtuesja e Maternitetit, e cila ofroi bashkëpunimin e stafit të saj për t’i shërbyer këtij komuniteti.

Nga ofrimi i shërbimit në komunitet, nismë e iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë, përgjatë dy muajve të parë të vitit janë realizuar 830 mamografi në terren, si dhe janë vaksinuar 1070 fëmijë pranë vendbanimeve të tyre.

Tv Klan