Manastirliu: Rrritet gama e shërbimeve për pacientë vendas e të huaj

Spitali Memorial i Fierit po shton gjithnjë e më shumë shërbimet, siç është edhe laboratori i ri I Hemodinamikës. Ministrja Manastirliu u shpreh se që prej hapjes së tij, Spitali Memorial I Fierit ka rritur ndjeshëm gamën e shërbimeve.

Në mënyrë periodike janë shtuar shërbimet e reja në këtë spital dhe tashmë vihet në funksion laboratori i ri i hemodinamikës. Tashmë jo vetëm që do të kemi mundësinë për të trajtuar nga pikëpamja diagnostike pacientët, por edhe për të vendosur një standard të ri nëpërmjet futjes së metodave të reja të teknologjisë”.

Ndërsa shefi i shërbimit të kardiologjisë Dr. Koray Demirtaz, tha se nëpërmjet kësaj aparatureështë zgjeruar spektri i ndërhyrjeve në Spitalin Memorial Fier.

Mund të bëjmë edhe ndërhyrje vaskulare duke qenë se ka edhe vetinë neurologjike aparatura, ndërhyrje në aortë, mund të bëjë ndërhyrje vaskulare të komplet arterieve të këmbëve, diagnostikim neurovaskular. Me rritjen e ekipit dhe me neuroradiologët që mund të na vijnë mund të bëjmë shumë procedura”.

Spitali Memorial i Fierit po iu vjen në ndihmë edhe turistëve të huaj për shërbimet emergjente.

Unë jam shumë e kënaqëur që arrijmë që në spitalin Memorial të shtojmë këto shërbime të reja, shërbime të cilat me të vërtetë jo vetëm që i duhen pacientëve dhe qytetarëve, i shërbejnë edhe turizmit sepse edhe pushues të huaj që kanë nevojë të marrin shërbime nuk bëjnë kilometra të tjerë, por mund të vijnë fare mirë në këtë spital për të marrë shërbime të emergjencës”.

Në këto dy muaj 1800 pacientë në Spitalin Memorial Fier kanë përfituar shërbime dhe janë kryer me sukses 42 ndërhyrje kirurgjikale.

Klan News