Pavarësisht rolit, Chris Owen nuk arriti të konfirmohet një aktor i suksesshëm

Në fund të viteve ’90 u shfaq “American Pie”, një film që është instaluar në kujtesën kolektive të miliona njerëzve. Komedia u bë një fenomen i kulturës pop dhe objekt adhurimi falë aventurave të protagonistëve të saj dhe disa aktorëve dytësorë, të ngritur në kategorinë e legjendës.

Një prej tyre është Chuck Sherman. I fiksuar pas Terminatorit dhe humbjes së virgjërisë, ashtu si edhe pjesa tjetër e personazheve, Sherman krijoi një histori rreth vetes që bëri përshtypje të madhe në atë kohë: “Unë jam Sherminatori, një robot i sofistikuar seksual, i dërguar nga e ardhmja për të ndryshuar jetën e një gruaje me fat”.

Pas këtij personazhi fshihet aktori Chris Oëen, 41 vjeç, i cili interpretoi Sherminatorin në tre filma të sagës. Një rol që e bëri të famshëm, por që megjithatë nuk e ndihmoi atë të konfirmohet si një aktor i suksesshëm. Pas filmave “American Pie”, Oëen ka luajtur në filma si “Hidalgo” apo “The Mist”, ose në seriale si “Criminal Minds” apo “The Mentalist”.

Aktualisht, Chris Oëen ka nisur hapat e tij të parë në botën e fotografisë dhe merr pjesë rregullisht në konventa të ndryshme ku bashkëvepron me fansat, duke pritur gjithmonë për një rol tjetër si Sherminatori për të rifilluar karrierën e tij kinematografike.

Klan News