Sherr në një Fast Food, qëllohet disa herë me thikë 23-vjeçari

Foto ilustruese


Sherr në një Fast Food, qëllohet disa herë me thikë 23-vjeçari

09:20 28/04/2020

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua disa herë me thikë nga dy persona të tjerë brenda një Fast-Food në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në Tiranë në rrugën “Myslym Shyri”.

Sipas informacioneve nga policia, dy persona të quajtur Reis Osmërija 21 vjeç dhe Alban Gaçi 27 vjeç, kishin hyrë në ambientet e këtij Fast-Foodi dhe për motive të dobëta u konfliktuan me 23-vjeçarin me iniciale R.Sh., duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje shkuan me urgjencë forcat policore pasi u njoftuan për konfliktin që po ndodhte. Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë, si dhe u sekuestrua thika. Të dyshuarit akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. /tvklan.al



Të ngjashme