Dhjetë turistë të huaj janë arrestuar pasi shfaqën disa imazhe pornografike gjatë një feste private në një vilë në Kamboxhia.

Sipas BBC, turistët kishin imituar aktet seksuale dhe më pas fotot i kishin publikuar në internet. Prokurorët kanë ngritur akuza ndaj tyre dhe përballen me një vit burgim nëse dënohen. Të arrestuarit janë nga Britania e Madhe, Kanadaja, Zelanda e Re, Holanda dhe Norvegjia.

Pas publikimit të fotove seksuale në internet, policia ndërhyri në vilën private ku po zhvillohej festa e turistëve.

“30 policë bastisën vilën, na shtrinë përtokë. Në këtë festë kishte rreth 80-100 njerëz, disa prej tyre ishin turistë”, tha një prej personave që merrte pjesë në party. Sipas autoriteteve të Kamboxhias, turistët kishin kryer veprime që nuk ishin në përputhje me kulturën e tyre. /

tvklan.al