Të ftuar:

Chrysanthi Kalogeri – astrologe

Berolda Kaliqi

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Makarona me hudhër, ton dhe limon

Sallatë me patëllxhanë të pjekur dhe qiqra

Erotizëm, romancë pasion, çfarë do të sjellë hëna e re transformuese në Bricjap?

Kujdes/ Demi mund të ndahet, Peshorja hyn në konflikt, javë me të papritura për shenjat

Hëna e plotë në Bricjap nuk është shumë e lehtë për shenjat. Një kapitull i mbyllur do të sjellë shndërrim, por nuk do të kalojë pa vështirësi. Megjithatë mbetet një javë optimiste në aspektin planetar sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri e cila ndan parashikimin me programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Dy ditët e para të javës do të karakterizohen nga nervozizmi e tensioni për t’u qetësuar më pas në mesin e javës. Në përgjithësi priten zgjidhje problemesh, realizime, progres në fusha të caktuara dhe ndihmë nga të tjerët.

Chrysanthi Kalogeri: Kjo javë, dy ditët e para sot e nesër, janë me ngjarje e zhvillime të papritura, një acarim, nervozizëm, konflikte, të evitojmë ekspozimin e vetes në rrezik, një situatë tensionuese dhe shpërthyese ku ndonjëherë në rrënjë kanë një arsye posesive, pra të hyjmë në një sherr se kjo më përket e takon mua. Nuk përjashtohet mundësia të dëgjojmë zhvillime që kanë të bëjnë me sferën financiare në përgjithësi. E mërkura dhe e enjtja janë ditë më pozitive ku kemi mundësi të zgjidhim një problem prej të cilit mund të jemi ndier të lënduar, çështje që e bluajmë në kokë prej njëfare kohe apo me pronën. Në datën 21 kemi hënën e plotë në Bricjap, e cila është e dyta. Është një hënë e plotë transformuese, erotike, do të jetë romanca dhe pasioni si dhe mund të realizojë ndryshimet tona duke ndjekur intuitën apo ndihmën dhe mbështetjen që duam. Disa gjëra do të mbyllen, do të mbyllet një kapitull për dy javët që vazhdojnë deri në hënën e re në Luan. Në datën 20 Marsi kalon në shenjën e Binjakëve dhe me hënën e plotë duhet që veprimtaria të ketë një strategji, fjalët dhe mendimet tona t’i shërbejnë aktivitetit tonë.

Dashi – Sot e nesër përqendrohuni në sferën financiare, përpiquni të keni përfitime në vend që të bëni shpenzime të mëdha. Nëse doni të ndërmerrni iniciativa që kërkojnë guxim e risk të madh, mendohuni përpara se të veproni. Java ju premton zgjidhje dhe zhvillime shumë të mira lidhur me pronën. Me hënën e plotë në Bricjap do të keni ndryshime në akset kryesore të jetës, sidomos të lindurit në dy ditët e fundit të shenjës që i kanë bërë, por janë në fund të këtyre ndryshimeve që do t’i përfundojnë në vjeshtë. Do të keni ndryshime në sferën profesionale, të vijoni një punë tjetër, të merrni vendime për të ndryshuar rrënjësisht karrierën. Do të gjeni mbështetje në realizimin e këtyre ndryshimeve ose në çështjet e boshtit familje-karrierë. Një periudhë pozitive që edhe më pozitive nga data 23 e në vazhdim.

Demi – Sot e nesër jini shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, nuk përjashtohet mundësia që t’i provokoni këto ndryshime. Evitoni ekspozimin e vetes në rrezik dhe mos hyni në konflikte në emër të një ndryshimi apo revolucioni që doni të bëni në jetën tuaj, sidomos të lindurit në 5 ditët e fundit të shenjës ose në 10-ditëshin e tretë mund të përjetoni ndarje ose ndryshime të papritura. Nëse këto janë pasojë e iniciativës tuaj dhe i keni menduar mirë, jeni në rrugën që duhet. Hëna e plotë në Bricjap është në harmoni të plotë dhe të lindurit në ditët e fundit mund të përfundojnë ndryshimet për të ardhmen, studimet, çështjet ligjore dhe do të gjejnë zgjidhje. Nuk përjashtohet mundësia për ndryshime në karrierë që do të vijnë si rezultat i ndryshimeve në marrëdhëniet personale ose bashkëpunime. Është periudhë e mirë që të fokusoheni në familje, shtëpi dhe çështjet që do ju preokupojnë. Nëse gjendeni në dilemë, merrni këshillat e njerëzve kompetentë ose të një njeriu të mençur në rrjetin tuaj shoqëror.

Binjakët – Periudhë shumë aktive dhe në datën 20 me Marsin në shenjën tuaj do të bëheni edhe më aktivë, komunikues, do të realizoni dyfishin apo trefishin e gjërave që bëni në një periudhë normale, por nuk përjashtohet mundësia për periudha më impulsive, nevrike, të krijohen konflikte nga mbingarkesa ndaj evitoni nxitimin, konfliktet, ekspozimin e vetes në aksidente të vogla. Ky aktivitet ju bën të mos ndiheni mirë me shëndet, kujdesuni për të si pasojë e një aktivizimi të madh. Hëna e plotë në Bricjap në datën 21 ju fokuson te të ardhurat lidhur me të tjerët, një mbështetje që kërkoni nga bashkëshorti, një bashkëpunëtor apo njeri i familjes dhe mund të ketë të bëjë me punën, karrierën ose ndryshime në jetën tuaj. Mund ta gjeni dhe të shkoni drejt përparimit e zhvillimit sepse ky vit ju gjen pikërisht aty.

Gaforrja – Sot e nesër jini më të kujdesshëm me miqtë, njerëzit e rrjetit social sepse nuk përjashtohet mundësia të kërkoni një mbështetje në lidhje me punën, karrierën ose një mbështetje financiare që nuk do të ketë zhvillimet që prisni. Është periudhë që keni pasur shumë arritje, ju kanë preokupuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e do të keni shans të gjeni njeriun e zemrës, të përjetoni një romancë,  dashuri me perspektivë në të ardhmen dhe mund të nisni një marrëdhënie me dikë më të madh në moshë që do t’ju ndihmojë në planet e së ardhmes. Më të ndikuarit janë të lindurit në ditët e fundit të shenjës dhe është periudhë ku duhet të ndiqni jetën, mund të përjetoni polarizim, pasion të madh ose indiferentizëm. Diku në mes është rruga e drejtë për të realizuar ato që dëshironi në 2 javët që vijojnë.

Luani – Sot e nesër jini më të kujdesshëm në sferën profesionale, mund të paraqiten probleme që do ju shkaktojnë konflikt apo acarim ndërsa disa mund të marrin iniciativën të ndryshojnë punën, karrierën apo të ndjekin një punë tyren. Mund të keni disa probleme të vogla me prindërit, dikë më lart se ju ose një bashkëpunëtor. Kontrolloni veprimet dhe gjërat që paraqiten sot e nesër. Java ju fton të çlodheni, të mblidhni forcat sepse nga data 23 do të jetë periudhë shumë aktive. Afërdita në shenjën tuaj ju ofron momente të bukura, dashuri, fokus në arritjet e jetën sociale dhe profesionale. Marsi në Binjak ju bën më socialë, por kujdes në bisedat me rrjetin shoqëror sepse mund ta teproni dhe të hyni në konflikt. Hëna e plotë në Bricjap ju fton t’i përvisheni punës, mos të tregoni lodhjen dhe as t’u jepni shkas njerëzve mos të flasin mirë.

Virgjëresha – Në përgjithësi këtë javë keni favorizime, por mund të keni ndryshime në planet e një udhëtimi ose mund ta bëni por do t’ju dalin të papritura. Nëse keni një çështje ligjore apo gjyq, mund të anulohen dhe do të keni ndryshime për planet e studimeve, gjërat e lidhura me punën e të ardhmen. Pavarësisht pengesave, anulimeve e ndryshimeve, do të reflektojnë e do të bëhen për të mirën tuaj. Hëna e plotë në Bricjap e bën klimën erotike, krijuese, do të dashuroheni apo të njihni dikë. Mund t’i shihni gjërat rozë e të idealizoni, t’ju premtohen më shumë sesa do të merrni. Një problem ose krizë në marrëdhënien personale erotike mund t’ju bëjë të përjetoni dëshpërim e mërzi. Më të ndikuarit janë të lindurit në ditët e fundit të shenjës, në marrëdhënie e bashkëpunime që përgjigjet përfundimtare do t’i marrin në pranverën e 2025  dhe 2026. Përfitoni nga kjo periudhë pozitive dhe çojini gjërat ku do të jeni më mirë. Ndryshoni rutinën dhe organizoni sa më mirë jetën e përditshme sepse paralelisht do t’ju bëjë të kujdeseni më mirë për shëndetin.

Peshorja – Një periudhë shumë aktive. Sot e nesër mund të hyni në konflikt për një mbështetje ekonomike që kërkoni dhe pretendimet mund të thyejnë, krisin jetën personale erotike ose mos të merrni çfarë doni. Nëse doni të ndërmerrni një iniciativë për investime, kjo përmban një risk më të madh. Hëna e plotë në Bricjap ju fton të përqendroheni në çështje që kanë të bëjnë me pronën, familjen, të gjeni ekuilibrin me karrierën që ka patur një periudhë aktive dhe në jetën sociale. Mos lini pas dore problemet familjare dhe nëse keni një problem që ju tregon më të mënjanuar nga të tjerët, mos e jepni veten por fokuuussohuni në projektin që keni përpara. Në çështjet financiare dhe problemet që ju kanë preokupuar, fati do ju ndihmojë këtë javë e në vijim që të ikë nga ju një ankth që kishit deri tani.

Akrepi – Sot e nesër kujdes në marrëdhënie e bashkëpunime, mbrojini ato që jeni të interesuar. Nëse vijnë ndryshime nga faktorë të jashtëm e të tjerë, mund t’i pranoni pa akumuluar mërzitje, inat të theksuar sepse sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës preokupohen nga shumë gjëra dhe nga ana psikologjike po përjetojnë situata që gjenden në dilemë për rrugët që do të ndjekin në ndryshimet që do të bëjnë. Kujdes në marrëdhënie e bashkëpunime të lindurit në  5 ditët e fundit të shenjës. Hëna e plotë në Bricjap është harmonike, ju përqendron te njerëzit me të cilët ndani jetën e përditshme, zgjidhni probleme lidhur me pronën ndërkohë mund të udhëtoni, të afroheni me të dashurit dhe për çështjet që ju preokupojnë, ndiqni intuitën duke pasur parasysh çfarë është ajo që ju intereson më tepër. Do të keni mbështetjen e njerëzve të dashur. Klima është erotike dhe nuk përjashtohet mundësia të gjeni të dashurin, partnerin dhe të krijohet një lidhje serioze e me perspektivë.

Shigjetari – Sot e nesër mund të dilni jashtë zonës së komfortit në jetën e përditshme, në punë, do të dlain probleme që ju nxjerrin nga programi ditor. Hëna e plotë në Bricjap për dy javët në vazhdim, ju përqendron te sfera financiare, gjithçka që ka të bëjë me xhepin organizojeni sa më mirë sepse dilni më të fituar. Do të keni ndihmë e mbështetje nga njerëzit e familjes, të afërmit ose një pejsë të të ardhurave mund ta vini në shërbim të një iniciative për  një pronë, ndryshim në shtëpi, të përmirësoni kushtet e saj etj. Është një periudhë shumë favorizuese, por nga 20 korriku e deri më 4 shtator mbroni marrëdhëniet e bashkëpunimet që jeni të interesuar. Nga java që vjen klima bëhet më favorizuese, mund të vendosni për pushime e udhëtime.

Bricjapi – Hëna e plotë në shenjën tuaj vendos në fokus amrrëdhënie e bashkëpunimet që ju kanë   preokupuar prej 20-21 qershorit me kalimin e diellit në Gaforre ku kishit shanse unike në lidhje me to dhe keni arritur që të hidhni themele të forta e afatgjatë. Me këtë hënë të plotë për dy javët në vazhdim do të merreni me një marrëdhënie, mos merrni vendime përfundimtare për një problem. Në fazë ndryshimesh thelbësore janë të lindurit në 2 ditët e fundit të shenjës që do të përjetojnë ndryshime dhe do të çlirohen nga pengesat. Kujdes me financat dhe në marrëdhëniet erotike që doni të ndërmerrni sot e nesër.

Ujori – Sot e nesër mund të realizoni një ndryshim shtëpie, transferim, iniciativë për pronën dhe janë ndryshime që i keni planifikuar por ka ardhur momenti t’i realizoni. Nëse shihni se paraqitet një problem ose situatë më tensionuese në ambientin familjar, këshilla do të ishte të mos u impononi të tjerëve taktikat apo mendimet sepse mund të hasni pengesa me të afërmit. Hëna e plotë në Bricjap ju fokuson te shëndeti, jeta intime, gjeni kohën të çlodheni, përpunoni ndryshimet që po bëni, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës që do të vazhdojnë të kenë ndryshime në vijim. Do të keni mbështetje financiare e ekonomike, por nëse doni të ndërmerrni iniciativa që i shërbejnë ndryshimeve të jetës lidhur me karrierën ose në akset kryesore, kujdes sa buxhet kërkon, vlerësoni mirë sa do të nevojitet për realizimin e saj.

Peshqit – Vijon një periudhë shumë e mirë, sot e nesër kujdes me lëvizjet, udhëtimet e vogla, mos krijoni konflikte me njerëzit e rrethit dhe mund të keni takime të papritura. Me hënën e plotë nuk përjashtohet mundësia që dikush me të cilin kishit lidhje miqësore ose mbështeste qëllimet tuaja, marrëdhënia do të kalojë në një stad tjetër, në një lidhje me perspektivë e të ardhme. Ndryshimet dhe transformimet e hënës së plotë janë në dorën tuaj se ku do t’i udhëhiqni, ndiqni intuitën e pastër sepse mund të merrni përgjegjësinë që ju takon. Vera është një periudhë që do të keni kohën të rishikoni shumë gjëra, çfarë keni arritur, projektet, punën, planet familjare, t’i korrigjoni e t’i çoni në drejtimin e duhur. Nga data 20 deri më 4 shtator do të jeni me njerëzit e familjes ku do të keni momente të bukura dhe konflikte të vogla. Është një moment i përshtatshëm për ndryshime në shtëpi. Përditshmëria është shumë e mirë dhe mënyra si do ta përjetoni do t’ju përcjellë një gjendje të mirë emocionale.

Quiz