#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Të ftuar:
Dasara Karaiskaj: Moderatore
Olta Ahmetaj: Balerinë
Klegia Troksi: Moderatore
Suela Koçibellinj: Aktiviste
2 Receta nga Znj.Vjollca
Vetëm me 3 përbërës, speca të mbushur me gjizë dhe me salcë domate
6 speca ( të gjatë )
300 gr gjizë ( pa kripë )
1 lugë gjelle salcë kosi ( opsionale )
1 tufë kopër
2 thelpinj hudhra
Kripë
2-3 domate
4 lugë gjelle vaj ulliri
Fillimisht pastrojmë specat dhe i bëjmë një prerje për së gjati nga lart poshtë. Qerojmë domatet e freskëta nga lëkura dhe i grijmë ato në rende ose në grirsen e qepës. Shtojmë tek domatet një maje sheqer + kripë +2 lugë gjelle vaj ulliri + hudhër. Lyejmë një tepsi me vaj dhe shtrojmë si bazë domaten e grirë. Në një tavë vendosim gjizën mesarisht 50 gr për spec. Shtojmë tek gjiza 1 lugë gjelle salcë kosi ( nëse e keni ) + kopër të grirë hollë + 1 lugë gjelle vaj ulliri + 1 thelpinj hudhër. Mbushim specat me gjizë dhe i vendosim në tepsi i spërkasim specat me pak vaj dhe fara lulekuqe në se ju gjenden dhe i vendosin në furrë në temperaturën 180 gradë për 350 40 minuta.
Shënim: Domatet nëse janë shumë të lëngshme duhet ti vendosni në zjarr 10 minuta, nëse janë tul i vendosni direkt në tavë.
Pene me kungull, kurkuma dhe pançetë
400 gr makarona Pene
100 gr pançetë
1/2 qepë
400 gr kungull të njomë
Kripë
1/2 lugë çaji kurkuma
4 lugë gjelle parmixhano i grirë hollë
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm, fillimisht presim pançetën në kubik të vegjël dhe e vendosim atë në tigan pa yndyrë derisa ajo të thahet dhe të bëhët kërce. E largojmë nga tigani dhe po në atë yndyrë shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë shumë hollë derisa ajo të bëhet transparente. Ndërkohë në tigan ku kaurdisim qepën shtojmë kunguj të prerë në katërsh për së gjati, e më pas në feta të holla. I gatuajmë ato për 7-8 minuta duke i përzierë herë pas herë, duke shtuar dhe kripë. Shtojmë pak ujë nga lëngu i makaronave 100 ml + kurkuma, i kullojmë makaronat. I shtojmë ato në tigan me kunguj + përsëri pak lëng makaronash, shtojmë pancetën e thekur dhe në fund shtojmë parmixhanon e grirë. I përziejmë dhe makaronat, marrin trajtë kremoze, i servirim dhe gati për tu shijuar.
Kujtimet e bukura të verës së Dasarës, Oltës, Suelës dhe Klegias
Udhëtime, aventura, punë, dasma, shija e mirë e verës që lamë pas
Quiz/ Loja telefonike
/tvklan.al