Nën drejtimin e trajnerëve të klubit të Manchester City në Durrës ka marrë jetë “Dyrrah City Football Academy”.
Përmes një video në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar dhe pamjet nga seanca e parë stërvitore e fëmijëve të grupmoshave të ndryshme të regjistruara në këtë akademi prestigjoze.
“Shkolla e Futbollit të Manchester City është një tjetër investim i të ardhmes, i cili i shtohet qytetit të Durrësit, duke krijuar bazën e një rrjeti të konsoliduar ndërkombëtar për talentet futbollistike të Shqipërisë dhe rajonit, e njëkohësisht duke ndikuar edhe në promovimin e mëtejshëm të qytetit bregdetar, si një destinacion turistik, kulturor, sportiv dhe platformë zhvillimi ekonomik për Shqipërinë 2030”, shkruan kryeministri Rama në statusin e tij.
Klan News