Kukësi ka ndryshuar trajnerin. Verilindorët njoftuan largimin e Ilir Spahiu, pas vetëm dy ndeshjesh në stolin e skuadrës, në Kategorinë e Parë.

Sipas njoftimit të klubit, Spahiu largohet për arsye familjare. Kukësi nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka gjetur trajnerin e ri.

Në stol është rikthyer Emiljano Çela, i cili drejtoi skuadrën edhe sezonin e kaluar në Superiore për pak ndeshje.

Në staf me Çelën, do të jetë edhe Bekim Kuli në rolin e ndihmës trajnerit si edhe Ervis Koçi në rolin e trajnerit të portierëve.

Kukësi këtë sezon luan në Kategorinë e Parë dhe në dy ndeshjet e para, numëron një fitore ndaj Erzenit dhe një humbje ndaj Vorës. /tvklan.al