Shije Shtëpie – Emisioni 17 Janar 2023
Të ftuar:
Dasara Karaiskaj – gazetare
Zefina Hasani – gazetare
Flavio Qarri – gazetar
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj.Vjollca
Mish pule me patate dhe mustardë
800 gr mish pule
1 kg patate
Vaj ulliri
1 e 1/2 lgj mustardë
Kripë dhe piper i zi
Rozmarinë
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar. Lajmë dhe thajmë mishin e pulës. Në një tas vendosim mustardën, kripë, piper të zi, vaj ulliri dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas. Nga kjo përzierje heqim 2 lugë gjelle për marinim dhe shtojmë në këtë sasi një lugë kafe të vogël, mjaltë, e përziejmë dhe me ndihmën e një furçe lyejmë copat e pulës dhe i vendosim në një tas. I lëmë mënjanë në frigorifer për 30 minuta.
Shtojmë patatet të prera në feta si të portokallit në tenxhere. Shtojmë kripë dhe i lëmë të ziejnë vetëm 4-5 minuta. Më pas i kullojmë dhe i vendosim në një tas ku do të shtojmë salcën e marinimit me mustardë dhe rozmarinë. I përziejmë mirë dhe i shtrojmë në një tepsi ku do të vendosim dhe copat e mishit të pulës. I vëmë në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë për 40 minuta dhe më pas gjithçka është gati për t’u shërbyer me një sallatë.
Sallatë me rukola, qiqra dhe domate
350 gr qiqra të gatuara
8 feta domate të thata ose 12 domate qershi
10–12 kokrra ullinj jeshil
80 gr parmixhan në fetëza
50 gr rukola
2 lgj lëng limoni
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë
Në një tas vendosim një grusht rukola. Mbi të shtojmë gjysmat e qiqrave të ziera, përsëri një shtresë rukola, e sërish qiqrat e mbetura.
Presim domatet e thata në vaj në shirita. Në mungesë të tyre mund ta bëjmë me domate qershi, të freskëta, i ndajmë në ¼. Shtojmë ullinjtë e më pas me ndihmën e një qërueseje patate, presim feta të holla me parmixhan. Në një tas tjetër vendosim 2 lugë gjelle lëng limoni, pak kripë, pak vaj, pak piper të zi dhe i përziejmë. Shtojmë marinimin, e përziejmë mirë dhe gjithçka gati për t’u shërbyer.
Rivaliteti mes vajzave, si është i shprehur dhe a është më i ashpër se te djemtë?
“Shoku im i parë i ngushtë ka qenë kur isha 17 vjeç”, Karaiskaj: Tërë jetën më ka gjëmuar shprehja…
Dasara Karaiskaj,pjesë e panelit të emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ndau përjetimin personal lidhur me shoqëritë e formuara. Karaiskaj tha se ka më shumë shokë se shoqe dhe kjo ka një shpjegim, i cili lidhet me historinë se si ka krijuar edhe miqësinë me shokun e saj të parë të ngushtë që në moshën 17-vjeçare.
Dasara Karaiskaj: Për botën mashkullore kam pasur gjithmonë kuriozitet. Shoku im i parë i ngushtë ka qenë kur unë isha 17 vjeç, kam bërë për herë të parë një shok të ngushtë. Në moshën 17-vjeçare je akoma… ashtu, e kuptoni, kështu që kisha shumë kuriozitet, ai njëkohësisht të njëjtën gjë, ishte 16 dhe ndanim bashkë të gjitha eksperiencat, sidomos ato personalet, edhe intimet gjithashtu kur ai kishte një eksperiencë me një vajzë ose unë me një djalë.
Na ndihmoi me thënë të drejtën e gjitha kjo. Na ndihmoi që deri në atë moment kisha pasur shoqe të ngushtë, të dy i kam akoma, jam shumë e lumtur që akoma i kam në jetën time, jam kaq vjeç dhe besoj që kjo ka ndikuar, fakti që kemi ndarë ato gjërat që nuk i mëson dot një grua nga një grua, do t’i mësojë një grua nga një burrë dhe për rrjedhojë edhe një burrë nga një grua. Deri këtu s’ka asgjë të keqe, tërë jetën më ka gjëmuar nga mbrapa shprehja “jo po s’është e vërtetë se ti do kesh ndonjë gjë, jo po s’ka mundësi se nuk ekziston shoqëria djalë-vajzë” dhe ekziston e s’ka absolutisht asgjë të keqe.
A ka më shumë rivalitet brenda gjinisë, sesa vajza-djem mes njëri-tjetrit?