Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 24” është vënë në pranga pronari i një tabacchino në Himarë dhe një 37-vjeçar i punësuar aty pasi në këtë subjekt shitej doza kakabisi dhe kokaine.

Konkretisht, u arrestuan: 45-vjeçari me iniciale A.C. dhe 37-vjeçari me iniciale E.M., banues në Himarë për veprën penale “prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim.

“Në subjektin “Tabacchino,” me pronar shtetasin A. C., në Himarë, dhe të punësuar shtetasin E. M., shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në këtë subjekt ku kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash prej 74,000 lekë, 100 franga dhe 660 euro, si dhe 4 aparate telefonike celulare.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë dhe kanabis, e ndanin atë në doza dhe e shisnin në këtë subjekt”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al