Efektivi i policisë Erjon Goxhara i shpallur në kërkim për plagosjen me 6 plumba të shtetasit Lorenc Kosta, dyshohet se e ka ndjekur këtë të fundit ditën e ngjarjes.

Goxhara mëngjesin e asaj dite ka bërë një takim me gruan e tij, me të cilën prej disa muajsh kishte debate për raportin që ajo kishte me 45-vjeçarin.

Hetuesit dyshojnë se pas këtij takimi, ku nga dëshmitë e mbledhura duket se situata nuk ishte sqaruar, ai ka shkuar në zonën ku ishte Kosta dhe siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë e ka ndjekur, i është afruar dhe e ka qëlluar atë.

Efektiviti i policisë është larguar më pas nga vendi i ngjarjes, ka njoftuar djalin e tij dhe me një taksi ka shkuar deri në zonën e Freskut ku edhe ka humbur gjurmët.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 të së hënës në 19 Gusht në zonën e Komunës së Parisit.

Tv Klan