Rei Manaj është kthyer në të domosdoshëm për skuadrën e të rinjve të Interit. Sulmuesi shqiptar ishte shënues i dy golave në takimin me Palermon.

Një shumë e mirë e 19-vjeçarit, ndërsa zikaltërit siguruan gjysmëfinalen e kampionatit pas goditjes së 11-metërshave, pasi loja e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 3 – 3.

Manaj realizoi edhe një nga penalltitë. Takimi u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 9 – 7. Rei Manaj e bindi De Biazi ta grumbullojë me Kombëtaren në fazën përgatitore në Austri. Trajneri preferoi në vend të tij Milot Rashicën. /TV KLAN