Një masiv i madh shkëmbi ka rënë këtë të premte në një banesë në Shëngjin. Siç duket edhe nga këto pamje, dëmtimet janë të mëdha sa i përket anës materiale. Fatmirësisht në njerëz nuk ka pasur dëme.

Forca e rënies ka shkatërruar një prej mureve duke marrë përpara çfarë kishte brenda shtëpisë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe policia.

Po ashtu po punohet për heqjen e gurit të madh nga shtëpia./tvklan.al