“U turpëruam, jemi bërë një turp ndërkombëtar” kështu shprehet një qytetar grek i cili ishte dëshmitar i një situatë jo të këndshme në të cilën u përfshi një zjarrfikës shqiptar. Ky i fundit së bashku me kolegë të tij ishin nisur me mision në shtetin grek në Xylokastro, por gjatë shërbimit një prej tyre ishte ndjerë keq dhe u dërgua në spital në zonën e Korinthit.

Me të mbërritur në spital, zjarrfikësit shqiptar, personeli i ka kërkuar shumën prej 20 eurosh. Në këtë moment kolegët e tij kanë protestuar duke argumentuar se është e papranueshme ti kërkohet të paguajë para një zjarrfikësi i cili ka nevojë të menjëhershme për ndihmë mjekësore dhe është pjesë e misionit për të shuar zjarret në shtetin grek.

Situata është qetësuar kur një prej të pranishmëve po shikonte i habitur se çfarë po ndodhte me misionin shqiptar, dhe mori iniciativën duke paguar 20 eurot.

Më pas zjarrfikësi u ekzaminua dhe u dërgua në Spitalin Universitar të Patrës, pa iu kërkuar kësaj radhe pagesë.

Klan News