400 të rinj të sapo diplomuar në Akademinë e Sigurisë, nga sot janë pjesë e Policisë së Shtetit.Në ceremoninë e dhënies së detyrës së rëndësishme i pranishëm ishte dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se detyra e parë e efektivëve të rinj është për t’i kthyer shoqërisë pas, kontributin e dhënë për shkollimin e tyre. Më tej ministri tha se tashmë organizata e policisë është në një proces reformimi që ka si synim rritjen e besimit të qytetarëve.

“Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar dhe me vëmendje të plotë te Policia e Shtetit, e cila siç e dini dhe ju, po kalon në faza dhe procese reformimi të niveleve drejtuese deri në nivele të komisariate, me besimin e madh që përmes policisë, mbështesim qytetarët tanë.”

Po sot, 150 studentë nisën studimet pranë Akademisë së Sigurisë, në sistemin bachelor të rikthyer në këtë institucion pas gati dy dekadash.

Tv Klan