Për të dytin vit radhazi, mbahet në Tiranë “Future2Tech”, Panairi për Inovacion, Teknologji dhe Edukim, nga datat 9 dhe 10 Tetor në Pallatin e Kongreseve. Panairi organizohet nga Iceberg Exhibitions dhe Albania Tech.

Këtë vit, panairi sjell një përzgjedhje të ekspozuesve që përfaqësojnë industritë më novatore dhe teknologjitë më të reja. Disa prej tyre përfshijnë: Teknologji 3D Printing, Teknologji 5G, Realiteti Artificial dhe Virtual (AR/VR/XR), Trendet Digjitale: Blockchain, Automjete Elektrike, Industria e Edukimit, Fintech, Gaming. 

Përveç ekspozimit të produkteve dhe shërbimeve nga ekspozuesit, aktivitetet që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, do të përfshijnë forume, konkurse dhe aktivitete të tjera.

Forumet që do të organizohen janë ato të drejtuesve të bizneseve, edukimit, ato mbi Inteligjencën Artificiale, Bitcoin, Forumi i Investitorëve dhe Start Up-eve. Po ashtu do të ketë edhe një konkurs për Start Up-e, i cili do të kulmojë me ndarjen e Çmimit Tan Mezini dhe një konkurs i gaming me lojëra të krijuara nga zhvillues shqiptarë.

Tv Klan