20 mijë fëmijë në vit do të marrin mësim në shkolla dixhitale tek Piramida e Tiranës. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, ku sqaroi se vetëm 14% e ambienteve të Piramidës është dhënë me qira për bizneset.

Duke u ndalur te projektet e radhës që pritet të zbatohen te ish-muzeu i dikatorit, Veliaj tha se janë marrë dy angazhime të reja nga Fondi Shqiptaro-Amerikan. Veliaj bëri të ditur se së shpejti në kryeqytet do të nisë aksioni për pastrimin e rrugëve nga mjetet e braktisura, me qëllim lehtësimin e trafikut.

Në fund, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, atë për trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve, si dhe bonusin e qerasë për familjeve që preken nga disa projekte infrastrukturore në Tiranë.

Tv Klan