Shkon deri në 850 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri




Shkon deri në 850 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri

08:14 17/06/2021

Shkon në 850 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar kundër Covid-19 në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.  Qeveria ka vënë si objektiv që deri në fund të këtij muaji të arrihen të vaksinohen 1 milionë qytetarë, çka duke parë ritmin e procesit të vaksinimit tashmë duket mese e realizueshme.

Fushata e vaksinimit në vendin tonë ka nisur që në muajin Janar. Vaksinat që po përdoren në vendin tonë janë Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V. Fillimisht janë vaksinuar kategoritë me të rrezikuara si stafi mjekësor, mësuesit e punonjësit e policisë, ndërsa ne muajin Mars nisi edhe vaksinimi masiv i popullsisë.

Klan News





Të ngjashme