Turizmi ka qenë tema më e diskutuar e sezonit veror. “Stop” ka vëzhguar plazhet publike në vend përgjatë gjithë verës.
Në Durrës ka disa tabela për plazhe publike, por sipas pushuesve, hapësirat për këto plazhe janë shumë të vogla e në vende të papërshtatshme, duke iu lënë gjithmonë e më shumë vend biznesit privat të çadrave e shezllonëve.
E njëjta situatë edhe në Vlorë e plazhe të tjera të vendit. E kundërta ndodh në Itali apo Spanjë, vende me nivele shumë të larta të turizmit.
Atje plazhet publike janë gjysma ose më tepër e hapësirave. Për të mos përmendur më pas mungesën e dusheve, tualeteve, apo koshave të plehrave, që ulin nivelin e shërbimeve dhe turizmit në Shqipëri./tvklan.al