Pëllumbat simbolizojnë paqen, por prania e tyre mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë ende nuk e ka sjellë atë. Ura ende e ndanë Veriun nga Jugu. Duke u kthyer në një simbol të ndarjes ndëretnike në këtë pjesë të Kosovës.

Të mërkurën zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në stacionin veri, Veton Elshani ka thënë se shumë shpejt ura mbi Ibër do të hapet.

Elshani këtë të enjte nuk pranoi të fliste për këtë çështje. Por tha se si polici janë të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër që u vjen nga lart.

Veton Elshani, zv.drejtor i PK-së,stacioni veri: Për momentin kështu si ëhstë situata nuk ka asnjë vendim që ne nuk mund ta ekzekutojmë. Në aspekt operativ ka mundësi që ne ta zbatojmë pak më ndryshe. Për shembull merret vendimi sot për të marrë një veprim ne do ta ekzekutojmë nesër, ekzekutohet me minuta.

Në muajin prill te vitit të kaluar Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut kishte marrë vendim për hapjen e kësaj ure.

Sipas një marrëveshjeje në Bruksel, ura do të duhej të ishte e hapur për qarkullim të plotë më 20 janar të vitit 2017. Pas rivitaliizimit të Urës së Ibrit me financim të BE-së, parashihej edhe ndërtimi i Parkut të Paqes. Aktualisht Ura e Ibrit ështe e hapur vetëm për kembësorët.

Barrikadat e para në këtë urë janë vënë në vitin 2011 nga ana e serbëve lokalë. Qëllimi ishte t’i kundërvihen shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.

Klan News