Vetura e tipit “Reno 5” u mori jetën 5 personave, në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në Dreçevë të Shkupit. Mes 5 personave që kanë humbur jetën ishte edhe polici Jovançe Llazarevski, i cili drejtonte automjetin.

Aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës, dhe në vendngjarje janë konstatuar vdekjet e 3 personave, kurse dy të tjerë kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nuk dihen ende arsyet se si vetura “Reno” ka përfunduar në anën e kundërt të rrugës ku edhe është përplasur me kamionin.

Tv Klan