Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me thikë e 2 të rinjve, përkatësisht 18 dhe 20 vjeç në bulevardin e Kasharit mbrëmjen e djeshme.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se të plagosurit kanë qenë duke konsumuar alkool me autorin në një lokal në zonën e Astirit pasi ata ishin shokë me njëri-tjetrit. Sherri mes tyre ka nisur nën efektin e alkoolit.

Sipas të njëjtave burime, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes. E gjitha nisi kur ky i fundit u qëllua me shpullë nga 18-vjeçari me iniciale E.D. Autori më pas u largua drejt banesës ku mori një thikë. Pasi është kthyer në lokalin ku ka qenë duke konsumuar alkool, e ka qëlluar të riun 8 herë me thikë. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri tjerër, 20-vjeçari me iniciale E.M. ka marrë një plagë në parakrah, pasi ka tentuar që t’i ndante. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të plagosjes së dyfishtë./tvklan.al