Të dielën është ‘derbi i Madoninës’, por te Milani ndjesia është se drejtuesit po shikojnë përtej.

Pozitat e trajnerit Paulo Fonseca janë lëkundur dhe vetëm një sukses ndaj Interit, mund ta shpëtojë atë, raporton Sportmediaset.

Teknikut portugez i duhet një mrekulli kundër zikaltërve, por në pak ditë është e vështirë të imagjinohet se kuqezinjtë do të ndryshojnë tërësisht.

Drejtuesit që tani kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e portugezit. Sarri është një emër që ata pëlqejnë, por vëmendje ka edhe për Igor Tudorin, që është i preferuari i Zlatan Ibrahimovicit. Por qëllimi është që të punësohet një trajner që e njeh shumë mirë kampionatin italian.

Suedezi, i cili prej ditësh është në qendër të vëmendjes zhvilloi një bisedë me liderët paraditen e së enjtes.

Nga Maignan te Theo Hernandez, Këshilltari kryesor i RedBird për kuqezinjtë shpreson që të shohë një qëndrim tjetër në derbi. E kjo ka bërë që presoni të rritet për Fonsekën.

Sarri nuk do t’i thoshte jo propozimit të Djallit. Gjithashtu skuadra i përshtatet ideve të tij të lojës.

Por problem mund të jenë karakteri i fortë i toskanit dhe stili i tij i lojës, jo i lehtë për tu mësuar me sezonin që ka nisur.

Sjellja e ashpër është tipari dallues edhe i Tudorit. Zgjedhja e tretë është Edin Terziç, që u pa të martën në ‘San Siro”.

Klan News