Lionel Messi mbetet një idhull kudo që shkon. Sulmuesi argjentinas, i cili është pjesë e “Inter Miami” ka shitur më shumë fanella se çdo lojtar tjetër në kampionatin amerikan të futbollit për të dytin vit radhazi.

Një e tillë nis nga 110 deri 195 Dollarë. Kjo ligë nuk ka dhënë numrin e saktë, por është mjaftuar të rendisë futbollitët në bazë të numrin të bluzave që kanë blerë tifozë. Pas Messit, është shoku i skuadrës Luis Suarez.

Ai u aftua këtë vit tek “Inter Miami”. Më tej është golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Denis Bouanga. Në grupin e dhjetë të futbollistëve më të suksesshëm në shitjen e fanellave është edhe francezi Olivier Giroud, i cili renditet i gjashti.

Tv Klan