Mungesa e gazit kthen qymyrin për prodhim energjie

Qeveria gjermane shpalli gjendjen e nivelit të të dytë të alarmit, një shkallë më poshtë nivelit maksimal, për shkak të krizës së gazit. Vendimin e mori ministri i ekonomisë Robert Habek, i cili shpjegoi se vendi po përballet me mungesa të gazit si pasojë e rritjes tepër të lartë të çmimit dhe reduktimit të importit nga Rusia, rrjedhojë e sulmit në Ukrainë. Habek u bëri thirrje qytetarëve dhe industrisë të kursejnë energji dhe gaz, pasi vendi nuk po arrin të mbushë dot rezervat e gazit.

Megjithatë plani nuk parashikon kursim të detyruar, një vendim që mund të merret kur të arrihet në shkallën maksimale të alarmit. Plani i qeverisë së Berlinit është aktivizimi gradual i impianteve të prodhimit me qymyr të energjisë, për të kursyer gazin që gjatë dimrit përdoret më së shumti për ngrohje.

Liberaldemokratët ku bën pjesë e ministri i ekonomisë kërkojnë nga qeveria që të pezullojë përkohësisht masat për reduktimin e aktivitetit të centraleve energjitike bërthamore, të miratuara gjatë qeverisjes së Angela Merkelit. Por socialdemokratët dhe të gjelbërit janë kundër.

Tv Klan