Në banesën e kryetarit të Partisë të së Drejtave të Njeriut, Vasil Melo ka ndodhur një shpërthim ku është hedhur një lëndë plasëse eksplozivi, zhurma e madhe e të cilit ka alarmuar gjithë banorët e zonës. Sipas ekspertëve të policisë në ballkonin e zotit Melo është hedhur një shishe plastike ku brenda ka qënë e vendosur sasia e eksplozivit. Si pasojë e plasjes së saj janë thyer xhamat e shtëpisë së zotit Melo si dhe të katit përkatës së banesës por nuk ka dëmë në njerëz përveçse atyre materiale. Në momenti e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm e ëma  e zotit Melo. Sipas policisë janë bllokuar të gjitha rrugët pranë vendngjarjes dhe po punohet për kapjen e autorëve të krimit.

Pamje nga shtëpia e dëmtuar e politikanit Vasil Melo./tvkan.al

Gazetar : Eduart Frangaj