Shpërthim në një depo armatimi në Sevastopol





Shpërthim në një depo armatimi në Sevastopol

13:45 10/08/2022

Dyshime për një sulm nga ushtria ukrainase

Ky filmim tregon momentet e një shpërthimi të madh në një depo municionesh në Krimenë e aneksuar nga Rusia, 8 vite më parë. Një person humbi jetën nga shpërthimi që ndodhi në bazën ushtarake ajrore ruse të Novofedorivkas, e ndodhur rreth 50 kilometra në veri të qytetit port të Sevastopolit ku është edhe baza e flotës ruse të Detit të Zi.

Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, teksa zyrtarët lokalë japin versione të ndryshme. Guvernatori i Sevastopolit tha se shpërthimi ndodhi pas një sulmi me dronë nga ushtria ukrainase.

Ndërsa kreu i Republikës së Krimesë tha se shpërthimi nuk ishte pasojë e asnjë sulmi, por kishte ndodhur për shkaqe të brendshme që janë nën hetim.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nuk e komentoi shpërthimin, por në një videomesazh tha se lufta në Ukrainë do të marrë fund kur të çlirohet edhe Krimeja.

Nëse vërtetohet se sulmi është kryer nga ukrainasit, ky do të shënonte një sukses në përpjekjet e ushtrisë së këtij vendi në përmbysjen e arritjeve të Rusisë gjatë sulmit të nisur më 24 Shkurt.

Tv Klan













Të ngjashme