Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Krujë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 të qytetit. Lënda eksplozive ishte vendosur në derën e banesës së qytetarit B.K.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/tvklan.al