Një shpërthim tritoli tronditi mbrëmjen e kësaj të diele Fushë-Krujën. Burime për ABC News thonë se persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde shpërthyese në një makinë, e cila ndodhej e parkuar në oborrin e një shtëpie. Automjeti mësohet se është në pronësi të V.Xaka.

Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 07.04.2019, rreth orës 21:40, në lagjen Delvina, Fushë Krujë, automjetit në pronësi të shtetasit V.X., 63 vjeç, banues në Fushë Krujë, dyshohet t’i jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasese, ku si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. 

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, 

thotë policia në një njoftim paraprak për mediat.

Vetëm 10 ditë më parë, po në Fushë-Krujë, një tjetër automjeti që ndodhej gjithashtu i parkuar në oborr iu vendos tritol. Edhe në këtë rast fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Sa i përket shkaqeve dhe autorëve ato nuk dihen ende.

/tvklan.al