Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në fshatin Gragoç në zonën e Postribës në Shkodër.
Sipas policisë, sasia e eksplozivit ishte hedhur në portën e jashtme të banesës së një 49-vjeçari. Kjo banesë është e pabanueshme prej vitesh.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por dëme të vogla materiale.
Njoftimi i Policisë së Shkodrës:
Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë të Shkodrës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/tvklan.al