Lajme Arkiva 2003

Zonimi i kryeqytetit në 11 njësi ka përcaktuar edhe koston e ndërtimit dhe  çmimin minimal të shitjes së apartamenteve të reja nga ndërtuesit. Sipas një momerandumi të nënshkruar me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të gjitha subjektet e ndërtimit janë të detyruara të deklarojnë çmimet reale në mënyrë që të shmangen abuzimet fiskale.

Lidhur me këtë Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Shpëtim Idrizi gjatë nënshkrimit të shtojcës së momerandumit me ndërtuesit u shpreh:

Shpëtim Idrizi: Një çështje tjetër që hyn në rrugën e zgjidhjes është përcaktimi i kostos minimale për një metër katror sipërfaqe ndërtim banese dhe çmimet minimale të shitjes së banesave sipas ndarjeve zonale për Tiranën që që do të shërbejë si një pikënisje për të ardhmen, duke përdorur koeficientë personal për korrigjimin e çmimeve këtu duhet kuptuatr mirë se bëhet fjalë për çmimin minimal të banesave poshtë të cilit asnjë shoqëri ndërtimi nuk mund të shesë. Vetë shoqëritë e ndërtimit kanë për detyrë të deklarojnë çmimet reale të shitjes së banesave, të cilat për hir të së vërtetës duhet thënë se në përgjithësi janë më të larta nga këto çmime minimale. Ashtu siç është edhe detyrë e administratës tatimore, kanë për detyrë të shitjes së banesave të cilat për hir të së vërtetës duhet thënë se janë më të larta se çmimet minimale ashtu siç është edhe detyrë e administratës tatimore të bëjë kontrolle cilësore dhe të zbuloj çmimet reale të shitjes ne rastet se një shoqëri nuk e bën vetë një gjë të tillë.

Sipas Shoqatës së Ndërtuesve çdo shoqëri që vepron në fushën e ndërtimit është e detyruar  të depozitoj në degën e tatimeve, kopjet e kontratave që lidhen midis sipërmarrësit dhe porositësit si edhe kopjet përfundimtare të shitjes së apartamenteve duke krijuar unifikimin e barës fiskale./tvklan.al