Nga 25 mijë tatim pagues të profesioneve të lira, 9 mijë prej tyre do t’u njihen shpenzimet në masën 30%. Njoftimi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila thotë se ata tatimpagues që rezultojnë me shpenzime më pak se 30% gjatë vitit 2023 do të arrijnë të përfitojnë.

Ky vendim përfshin tek këstet paraprake të Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024 kategoritë si të dy punësuarit, tatimpaguesit që kishin këste të gjeneruara për periudhën janar-mars 2024, por dhe persona fizikë me qarkullim deri në 1 milion lekë.

Administrata Tatimore thekson se këto janë parapagime dhe se përllogaritja finale e Tatimit mbi të Ardhurat do të kryhet në deklaratën vjetore të vitit 2024. Ndërkohë për tatimpaguesit e tjerë është lënë e hapur mundësia për rishikim të kësteve me ulje, duke ju drejtuar këtij institucioni përmes një kërkese shoqëruar me argumentin përkatës.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” është konsideruar antikushtetues nga grupet që preken dhe është paditur 4 herë në Gjykatën Kushtetuese.

Tv Klan