30 grupe muzikore sjellin polifoninë për pushuesit

Në kulmin e sezonit veror, Vlora rezervoi surprizën më të bukur për turistët e interesuar në një nga trashëgimitë më të vjetra shqiptare, këngën polifonike.

Me iniciativë të deputetit socialist Vullnet Sinaj, shoqatës atdhetare kulturore “Labëria” dhe Bashkisë Vlorë, në datat 29-30 Korrik, u mbaj festivali i këngës polifonike në sheshin “Lungomare” të Vlorës.

Festivali “Shpirti i Labërisë”beri bashkë 30 grupe muzikore me mbi 300 artistë nga të gjitha bashkitë e zonës. 

“Kënga Labe është e perbashkët për të gjithë, por çdo fshat ka veçantinë e tij. Kështu që idea ishte për ta zgjeruar festivalin me këngë nga çdo fshat ku secili të tregonte traditën e vet”.

Sinaj zbulon më tej se qëllimi i festivalit është krijimi i një tradite që do ta ruajë dhe ta pasurojë më tej këtë thesar të Labërisë. 

Një emocion i rrallë ishte ky event për pjesëmarrësit dhe spektatorët e shumtë.

Një juri e përbërë nga emra të njohur të artit dhe kulturës në vend përzgjodhi edhe triumfatorët. Grupi i Pilurit, Sevasterit dhe Velçës, fituan respektivisht çmimin e parë, të dytë dhe të tretë. 

Tv Klan