Në studion e “Kampionët” në Tv Klan, dy ish-futbollistët, Alban Bushi dhe Florjan Myrtaj, kujtuan një moment të veçantë para ndeshjes që Shqipëria luajti me Greqinë në vitin 2004.

Myrtaj, zbuloi një sekret pas 20 vitesh, duke ia thënë Bushit, se e dinte që do të luante titullar dy ditë para ndeshjes.

Me batutë, Bushi, deklaroi se trajneri Brigel, çdo lojtari i thoshte se do të luajë titullar.

Pjesë nga biseda:

Myrtaj: Para ndeshjes me Greqinë, ishim në autobus dhe po tundej autobusi. Trajneri kishte thënë që do luaja unë. Bushi vjen dhe me thotë: ‘Nuk je vonë për të thënë që nuk dëshiron të luash’. Ishte taktika e tij. Po ta zbuloj pas 20 vitesh. Kisha dy ditë që e dija që do luaja.

Bushi: Trajneri Brigel, ka qenë aq i mirë, sa edhe mua më tha se do luaj, edhe Myrtajt i thoshte që do luajë. Unë kisha 3 ditë që e dija, ndërsa Myrtaj dy ditë.

Myrtaj: Bushi apo Tare? Unë do zgjidhja Taren, sepse kam luajtur më shumë me të.

Bushi: Zgjedhin Taren, sepse kur luajnë me të, kanë më shumë mundësi për të shënuar, sepse ai nuk shënon. /tvklan.al