Kuqezinjtë përmirësohen me 3 pozicione
Shqipëria është ngjitur 3 vende në renditjen e FIFA-s në krahasim me muajin e kaluar.
Rezultatet e Kombëtares, fitorja me Hungarinë dhe humbja me Poloninë, e vendosin të 63 në klasifikimin e publikuar për Tetorin. Ky është pozicionimi më i mirë për kuqezinjtë për vitin 2021.
Rënie për Kosovën që është e 113, në dallim nga muaji Shtator ku renditej e në vendin e 109. Kreu mbetet i Belgjikës e ndjekur nga Brazili dhe Franca.
Tv Klan