Dëmtimet janë kthyer në një problem serioz për Real Madrid në këtë fillim sezoni.

Spanjollët presin rikuperimin e emrave si Alaba, Mendy, Tchouameni dhe Camavinga, ndërsa në listët e të lënduarve, janë shtuar edhe dy të tjerë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Eder Militao dhe mesfushorin Arda Guler. Të dy këta futbollistë janë dëmtuar gjatë grumbullimit me kombëtaret e tyre.

Militao u dëmtua në stërvitje me Brazilin, ndërsa ende nuk është përcaktuar koha e rikuperimit. Sa i përket Guler-it, ai mori një goditje të fortë në këmbën e tij të majtë dhe ndjeu menjëherë dhimbje.

Pas kësaj, mesfushori u zëvendësua në ndeshjen ndaj Uellsit, e cila u mbyll në barazim pa gola. Në ditët e ardhshme, Real Madrid, pritet të zbulojë gjendjen e dy futbollistëve. /tvklan.al