Vetëm për gjatë një muaji rastet janë rritur me gati 12 herë

Vala e katërt e koronavirusit në Shqipëri ka sjellë një rritje drastike të numrit të infektimeve të reja. Vetëm përgjatë një muaji rastet e aktive janë 12-fishuar.

Nëse në 8 gusht të këtij viti kishte vetëm 1035 raste aktive në vend, në 8 shtator numërohen mbi 12 mijë të shpërndara në të gjithë vendin. Infektimet ditore janë shtuar ditë pas dite, duke arritur të mërkurën e 8 Shtatorit në 1079 persona mbartës të Sars – Cov 2.

Në të njëjtin trend rritës janë edhe pacientët që marrin trajtim të specializuar nëpër spitalet Covid. Në 8 Gusht ishin vetëm 32 persona të hospitalizuar në repartin Infektiv, ndërsa në 8 Shtator numri i tyre e tejkaloi 150-ën, rritje që çoi edhe në rihapjen e spitalit Covid-3.

Përkeqësimi i situatës së Covid Shtatorin e këtij viti është i dukshëm edhe në krahasimin e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kështu në 8 shtator 2020 numri i rasteve 3993,  3-fish më i vogël se sa këtë Shtator. Nisur nga kjo situate ministria e Shëndetësisë ka lënë muaj të hapur të vaksinimit edhe Shtatorin për të gjithë personat mbi 18-vjeç.

Tv Klan