Një shtetas rus i identifikuar si Aleksander Bobovnikov 57 vjeç është vënë në prangat e policisë shqiptare në Rinas. Ai ndodhej në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit. Gjykata e Tiranës ka vendosur burg me afat 15 ditë.

Ai deklaroi para trupës gjykuese se ka ardhur si turistë dhe nuk pranon akuzat e autoriteteve ruse. Bobovnikov u përfaqësua në gjykata nga një avokat gjermanë dhe ai shqiptar Ardian Visha.

Ardian Visha, avokat: Gjykata vendosi 15 ditë arrest me kushtin që Ministria e Drejtësisë të shprehet mbi pretendimet tona. Së pari për rëndësinë e faktit që vendi që e kërkon është vend i sanksionuar nga Shqipëria e jo vetëm. Pa dyshim nga e gjithë boat demokratike është vënë vendi më i sanksionuar sot në botë, Rusia.

Më herët ai është ndaluar në Firence por gjykata italiane e liroi duke kundërshtuar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.

Bobovnikov me profesion neokirurg dhe me pasaportë izraelite, erdhi në Shqipëri ditën e hënë me miqtë e tij gjerman pasi kishte festuar ditëlindjen me ta në vendin europian.

Mediat italiane zbulojnë se ai është në kërkim nga Moska për një mashtrim 200 mijë euro. Sipas drejtësisë ruse, ai dyshohet se i mori një personi paratë me premtimin se do ta ndihmonte për të filluar punë në agjencitë qeveritare ruse. Mediat italiane shkruajnë se Bobovnikov i shpenzoi këto para duke mos i gjetur punë këtij personi.

Mediat italiane thonë se 57-vjeçari njihet si kundërshtar i regjimit rus, ku shpesh herë ishte pozicionuar kundër luftës në Ukrainë. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit italianë, ai ka deklaruar se nuk pse të paguajë taksa në Rusi duke theksuar se paratë e qytetarëve po përdoreshin nga Kremlini për luftën në Ukrainë.

Klan News