Në Gjykatën e Krimeve të Rënda në qytetin belg të Nivelles është zhvilluar seanca e parë në ngarkim të Depuetit Mark Frroku. Ai akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit 5 marsin e vitit 1999. Po pavarësisht zhvillimit të një seance, gjykata ka vendosur të shtyjë pa afat procesin. Sipas gjykatës mosekstradimi i Mark Frrokut nga Shqipëria në Belgjikë është bërë shkak për shtyrjen e gjyqit.