Shtyhet sërish rifillimi i Kategorisë së Parë dhe të Dytë

FSHF


Shtyhet sërish rifillimi i Kategorisë së Parë dhe të Dytë

12:49 25/01/2021

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sot se rifillimi i aktivitetit të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të shtyhet sërish.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se vendimi është marrë për shkak të reshjeve të shiut, që parashikohen në fundjavë e që mund të krijojnë problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Në këto kushte, Sektori i Garave në FSHF ka planifikuar që rifillimi i ndeshjeve në të dyja kategoritë të ndodhë fundjavën pasardhëse, më konkretisht 6 Shkurt 2021.

Ndërkohë, lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë./tvklan.al







Të ngjashme