Gerhitje

Gërhitja është një problem i madh për personat të cilët kanë gjumin e lehtë dhe i duhet të ndajnë shtratin me një person që gërhet.

Përpara se të vendosni të flini në krevate të ndarë, provoni më parë metodat të cilat mund të eleminojnë gërhitjen gjatë gjumit.

Në një studim të realizuar në Amerikë ka rezultuar se 40 për qind e njerëzve gërhasin disa herë në javë, ose më shumë. Ky fakt është mjaft shqetësues për partnerët, të cilët ndajnë të njëjtin shtrat me personat që gërhasin.

“Personat të cilët gërhasin nuk kanë probleme, por ata i shkaktojnë problem personave të cilët flenë me to, ose në dhomën ngjitur, varet se sa shumë gërhet personi”, është shprehur Eric Kezirian, profesor në një Universitet në Kaliforni, i specializuar për problemet e gërhitjes.

“Në fakt personat që gërhasin humbasin 1 orë nga gjumi i natës, si dhe janë të rrezikuar të flenë të ndarë me partnerët, pasi kryejnë marrëdhënie seksuale”, thekon Craig Schwimmer.

Për këto arsye gërhitja është quajtur si një problem social dhe jo mjekësor.

Gërhitja vjen si pasojë e lodhjes së muskujve dhe trurit gjatë ditës. Në moment që personi shtrihet dhe bie në gjendje gjumi, organizmi fillon të reagojë dhe tek disa njerëz ky reagim shoqërohet me gërhitje, shpjegon Schimmer.

Gërhitja mund të evitohet vetëm me disa këshilla, të cilat ju mund t’i aplikoni në shtëpi pa ndihmën e mjekut dhe pa mediakamente.

Rregulloni pozicioni e fjetjes

Nëse ju jeni një person që gërhisni gjithmonë, të flini mbrapsht nuk është aspak mënyra më e mirë. Mënyra më e mirë është të flini më një anë, majtas ose djathtas, duke evituar fjetjen përmbys dhe para.

Përdorni topa tenisi

Specialistët rekomandojnë që të vishen pizhama me xhepa dhe në xhepa të vendosni dy topa tenisi. Në momentet që ju jeni duke fjetur në një krah dhe pa dashje të ktheheni përmbys, topat e tenisit do t’ju pengojnë dhe ju do ktheheni sërish në një anë.

Përdorni qafore që dridhet

Nëse dëshironi mund të përdorni një qafore që dridhet në moment që ju ktheheni përmbys. Kjo qafore fillon dridhet nëse ju lëvizni dhe ju rikujton që të mos flini përmbys, duke shmangur në këtë mënyrë gërhitjen.

Jastëk i vogël

Për disa persona topi i tenisit mund të jetë bezdi, ndaj sugjerohet edhe një mënyrë tjetër. Mund të vendoset një jastëk I vogël në mes të këmbëve gjatë kohës që flini në një anë, në moment që mund të flihet përmbys ky jastëk pengon trupin dhe ritheheni sërish më një anë.

tvklan.al/L.S