Shefi i Delegacionit të BE-së, Ambasadori Dejvid Gir, ka vizituar gjatë të martën Presidenten Gordana Siljanovska Davkova.

Siljanovska në takimin e parë me euroambasadorin Gir, ka deklaruar se e ardhmja e vendit, padyshim se është në BE.

Gjatë bisedës me Dejvid Gir, lidhur me procesin aderues të vendit, Presidentja Siljanovska, ka theksuar nevojën e progresit në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si orientim strategjik për Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, krahas nivelit të lartë të gatishmërisë së administratës maqedonase si dhe përvojës së fituar, progresi në përmbushjen e kritereve po vuan për shkak të rrethanave politike dhe veprimeve ku përgjegjës janë edhe disa vende anëtare të BE-së, thuhet në komunikatën e kabinetit të Presidentes Siljanovska./Klan Macedonia