Drejtori i Policisë së Kosovës raporton në Komisionin e Sigurisë

E brishtë po konsiderohet situata në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha konsideron se situata në këtë pjesë të vendit mund të tensionohet në cdo moment. E gjitha kjo sipas tij për shkak të grupeve kriminale të cilat veprojnë në veri.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ai përmendi edhe sfidat me të cilat është ballafaquar policia gjatë vitit 2023.

Në 3 muajt e parë të vitit 2024 në veri janë evidentuar shtatë raste të djegies së pronës personale të pjesëtarëve të komunitetit serb e të cilët kanë vënë gishtin drejt Listës Serbe, kjo e fundit i ka mohuar.

Katër komunat në veri të Kosovës aktualisht janë të udhëhequr nga kryetarë shqiptarë pas bojkotit të zgjedhjeve të kaluara nga serbët.

Aktualisht institucionet e Kosovës janë duke ndjekur procedurat për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në këto katër komuna si hap për çtensionimin e situatës në veri.

Tv Klan