PSG kërkon ta largojë, klubet ‘tremben’ nga paga e majme e brazilianit

E ardhmja e Nejmar sa larg aq edhe pranë Pari Së Zhërme. Skuadra franceze ka nxjerrë në shitje yllin brazilian, për të cilin kërkon jo më pak se 40 milionë euro. Një shifër e ulët krahasuar me shumën prej 222 milionë euro të paguar nga PSG në arkat e Barcelonës pesë vite më parë. Por, francezët nuk duan të kenë sërish në organikë 30-vjeçarin, madje kërkojnë ta largojnë përpara datës 1 Korrik.

E gjitha për shkak se në marrëveshjen e firmosur vitin e shkuar, e cila zgjat deri në vitin 2026, ekziston një klauzolë që mban Nejmar në “Parkun e Princave” edhe për një tjetër vit shtesë, pra deri në vitin 2027.

Kjo do të thotë se PSG do detyrohet të paguajë Nejmar deri në moshën 35-vjeçare, gjithmonë nëse asnjë klub nuk kërkon ta blejë. Paga e majme javore, prej 700 mijë euro i step skuadrat e interesuara. Çelsi dhe Juventus gjenden në gjurmët e tij tashmë, por ofertat konkrete drejt tij mungojnë.

Klan News