Lajme Arkiva 2003

Është ora 1:00 e datës 13 Tetor. Jemi përpara selisë së Partisë Socialiste ndërkohë që nga minuti në minutë priten rezultate të reja nga komisione të ndryshme zgjedhore. Këtu në selinë rozë gjendja është shumë e qetë madje edhe numri i simpatizantëve të cilët presin rezultatet është tepër i vogël.

Jemi zhvendosur tani me vëzhgimin tonë në selinë blu, në selinë e Partisë Demokratike. Edhe këtu situata është shumë e qetë, numri i militantëve të cilët festojnë është tepër i vogël./tvklan.al