Janë qytetarë të Tiranës që presin të aplikojnë për rinovimin e kartës së identitetit. Skadimi i 1.4 milionë kartave ka shkaktuar fluks dhe radhë të gjata në zyrat e aplikimit.

Por Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj thotë se për të shmangur këtë pamje, sëbashku me koncesionarin është vendosur për shtimin e posteve të punës.

Një tjetër problem me të cilët po përballen qytetarët shqiptarë është edhe pamundësia për të udhëtuar jashtë vendit në periudhën kur pasaporta ka një vlefshmëri 3-6 muaj.

Ndërsa nuk marrin asnjë shërbim edhe kur karta ka një afat vlefshmërie 3 mujore. Vetëm ditën e shtunë, në të 11 sportelet e njësive bashkiake janë bërë mbi 1 mijë aplikime për ID kartë.

Tv Klan