Trajneri i ri i Partizanit, Skënder Gega ndoqi të dielën stërvitjen e ekipit që do të drejtojë sezonin e ardhshëm.

Ai u prezantua me lojtarët, ndërsa para mediave do të dalë mesditën e së hënës.

Skënder Gega është aktivizuar në të shkuarën me Partizanin si futbollist. Ish-trajneri i Kombëtares Shpresa do ta nisë punën menjëherë për pjesëmarrjen në Europa League.

Të kuqtë fituan të drejtën e pjesëmarrjes në kupat e Europës, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk pranoi kërkesën e Skënderbeut për të pezulluar dënimin e dhënë nga UEFA.

Tv Klan