Josa

Skënderbu nuk ka marrë asnjë pikë deri më tani në fazën e grupeve të Europa League, por kjo nuk do të thotë që te ekipi kampion i Shqipërisë duan ta mbyllin në këtë mënyrë derbutimin në këtë aktivitet. Trajneri i korçarëve, Mirel Josa pranoi në konferencën para ndeshjes se asnjë herë nuk e nisin ndeshjen si të mundur. Me këtë objektiv Skënderbeu do të luajë mbrëmjen e së enjtes me Sporting Lisbon.

Mirel Josa (Trajner i Skënderbeut):“Ne nuk hymë në fushë për t’u mundur, pavarësisht nivelit që kanë kundërshtarët tanë. Të marrësh pikë kundër një ekipi siç është Sportingu është diçka me vlera, megjithatë premtimet nuk jepen me fjalë, por në fushën e lojës”.

Për t’i motivuar akoma më shumë, drejtuesit e klubit kanë vendosur një shpërblim prej 30 milionë lekë në rast suksesi. Fitorja e thellë në sfidën e 2 javëve më parë nuk mendohet të jetë e tillë në Elbasan Arena, megjithatë trajneri Jorge Jesus kërkon 3 pikët.

Jorge Jesus (Trajner i Sporting Lisbon):“Synimi ynë është fitorja, pasi vetëm kështu mund të besojmë që do mund të jemi më pranë fazës tjetër. Kjo nuk do të jetë një ndeshje si ajo në Portugali, por më e fortë, më e ndërlikuar”.

Ndeshja e javës së katërt të Europa League, Skënderbeu – Sporting Lisbon do të zhvillohet të enjtën në orën 21:05 në Elbasan.